“Futbolli nuk është skllavëri”, Vidal: Nuk mund të vazhdohet kështu

26 Maj 2022
15:20
Denis Hakanaj
back button

Arturo Vidal, mesfushori i Inter-it, ka realizuar një intervistë me FIFPRO, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, në të cilën ka dashur të shprehë pakënaqësinë e tij në lidhje me ndeshjet e shumta në prgram gjatë sezoneve të fundit.

“Të jesh vazhdimisht në fushë na vë në rrezik si lojtarë sepse ndikon te paraqitja jonë, por edhe mund të shkurtojë karrierat e lojtarëve’, ka thënë Vidal.

“Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të mendojmë bashkë si mund ta reduktojmë këtë kalendar. Kjo situatë godet kryesisht lojtarët që duhet të përshkojnë distanca të gjata për të luajtur ndeshjet, si amerikanojugorët. Nuk është si në Europë, ku gjithçka është më afër.

“Të gjithë rekomandojnë që të respektohen periudhat e pushimit, si gjatë kohës kur luajmë në kampionate ose gjatë periudhës zyrtare të pushimeve. Si në çdo punë, është e domosdoshme të largohesh nga funksionet që zhvillojmë pothuajse gjatë gjithë vitit. Është edhe një çështje e shëndetit mendor”.

Mendimi i kilianit është mbyllur me një fazë emblematike: “Ne lojtarët duhet të jemi në gjendje të luftojmë kundër kësaj për karrierat tona, për familjet, por kryesisht për spektaklin. Futbolli është një festë sociale, nuk është një qendër skllavërie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit