Futbollistët paralajmërojnë FIFA: Ndaloni Botërorin e ri për klube ose do ta padisim e bojkotojmë atë

10 Maj 2024
10:59
Telesport
back button

Problemet apara kanë lindur për Botërorin e ri të blubeve me 32 ekipe, i cili do të debutojë në Amerikë në vitin 2025, ku do të marrin pjesë 12 ekipe nga Europa. Sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, Fifpro, dhe organizata e Ligave Botërore në fakt kanë kërcënuar me veprime ligjore kundër FIFA-s nëse turneu do të luhej sipas planeve të shpallura.

Të dyja organizatat i dërguan një letër të përbashkët organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA, për të kërkuar ricaktimin e eventit të planifikuar tashmë për në qershor 2025, duke nënvizuar gjithashtu se kishin përdorur këshilla ligjore për të mbështetur kërkesën.

Një që rrezikon të përplasje të të ashpër mes palëve. Sipas “The Times”, Fifpro dhe World Leagues kanë theksuar “ngopjen” e kalendarit të FIFA-s, krijimin e “dëmtimit ekonomik” në ligat kombëtare dhe “rreziqet e rëndësishme të lëndimeve për futbollistët”. Janë shtuar edhe akuzat ndaj FIFA-s për marrjen e vendimeve vetëm interesat e saj komerciale.

Ndaj i kërkohet FIFA-s një riplanifikim i Botërorit të klubeve në mbledhjen e saj në Bangkok, javën e ardhshme, duke rihapur më pas diskutimet për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare. Por kjo nuk është e gjitha. FIFpro dhe World Leagues po kërkojnë edhe anulimin e Kupës së vjetër të Botës për klube të riemëruar “Kupa Ndërkontinentale”.

Nëse FIFA refuzon zyrtarisht të angazhohet për zgjidhjen e çështjeve në këshillin e saj të ardhshëm, ne do të jemi të detyruar t’i këshillojmë anëtarët tanë për opsionet në dispozicion të tyre, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për të mbrojtur në mënyrë proaktive interesat e tyre”, thuhet në letrën dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

FIFA ka marrë vazhdimisht vendime të njëanshme që përfitojnë nga konkurrenca dhe interesat e saj tregtare, ndërkohë që dëmtojnë ligat kombëtare dhe lojtarët. Për një periudhë të konsiderueshme, FIFA ka injoruar përpjekjet e përsëritura nga ligat dhe sindikatat për të adresuar këtë çështje”, vijon letra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit