Futbollisti i zbulon restorantin Guardiolës: Gatuan shumë mirë, por paguajmë dyfish atje

22 Janar 2019
12:42
Alfred Lleshi
back button

Çdo lojtar që shkëlqen në futbollin botëror përfundon duke qenë i lidhur me Real Madridin. Kjo gjë ka ndodhur kohët e fundit me Bernardo Silva. Futbollisti në fjalë, pjesë e “qytetarëve” të Guardiolës, u shfaq fundjavën e kaluar, bashkë me Hazard dhe Eriksen, në një listë të përforcimeve të mundshme të “Los Blancos”, të publikuar nga “Mirror”.

Sot, “The Times” publikon një intervistë me lojtarin e Manchester City, në të cilën portugezi merret në pyetje edhe për një të ardhme të mundshme larg “Etihad”: "Unë kam tri vite e gjysmë kontratë (deri në qershor 2022) dhe jam i lumtur te Manchester City. Nëse klubi do që të rinegociojmë, natyrisht jam i hapur për ta bërë këtë. Nëse qëndrojmë së bashku, mund të bëjmë gjëra të veçanta. Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj".

Ish-lojtari i Portos, i cili mbërriti te “qytetarët” në vitin 2017 për 50 milionë euro, flet për mënyrën se si është jeta e tij në Manchester. Bernardo Silva pëlqen të shkojë në restorantin, që e ka një tjetër futbollist (edhe pse i Manchester United), Juan Mata. 

Gjithashtu, portugezi tregon se frekuenton më rrallë Tast, një restorant me kuzhinë katalanase, që është pjesërisht në pronësi të Pep Guardiola, trajner i tij te Manchester City. "Unë shkova një herë për darkë atje, gatuhej shumë mirë, por ishte shumë shtrenjtë. Pep nuk na bën ndonjë zbritje, ne paguajmë dyfish atje", – tha me shaka Bernardo Silva.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit