Futbollisti shqiptar realizon super gol në Slloveni (VIDEO)

14 Korrik 2019
21:09
Anton Cicani
back button

Ka nisur këtë të shtunë kampionati slloven i futbollit dhe protagonsit menjëherë ka qenë futbollisti shqiptar Endri Çekiçi, i cili ka gjetur një super gol me Olimpija Ljubjana në fitoren 2-0 që skuadra e tij ka arritur jashtë fushe në javën e parë.

Ndryshimi i skuadrës për talentin nga Pogradeci duket se ka qenë një bast i fituar. Te Dinamo Zagreb kishte përfunduar me ekipin e dytë, ndërsa që kur ka shkuar në Slloveni te Olimpija Ljubjana, po shënon gola vazhdimisht dhe, ashtu si e mbylli sezonin e shkuar, e nisi të riun.

Kujtojmë që Çekiçi është vetëm 22 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit