Futbollisti tërbon Milanin dhe Maldinin! Refuzimi i radhës bëhet i pesti brenda 1 viti dhe ndryshoi mendje brenda 24 orësh…

27 Janar 2023
18:30
Telesport
back button

Gjithçka dukej se ishte bërë për transferimin e Tiemoué Bakayoko gjatë merkatos së dimrit te nje skuader tjeter dhe duke prishur kontraten me Milanin dhe huazimin e Chelsea-t. Por, në vend të kësaj, lojtari ka vendosur të qëndrojë në Milano deri në fund të sezonit.

Mesfushori nuk ka bindur kurre Stefano Piolin dhe gjatë këtij sezoni praktikisht nuk ka dalë asnjëherë në fushë, as edhe per nje minute! Për këtë arsye, klubi kishte planifikuar ta shiste në janar, pa pritur përfundimin e kampionatit dhe per t’i dhene fund telenoveles 2 vjecare te kontrates…

Ditët e fundit ishte materializuar mundësia për ta parë francezin të veshur me fanellën e Vincenzo Montella-s, AdanaDemirspor ne Turqi. Megjithatë, siç raporton sot Sky Sport, futbollisti ka refuzuar përfundimisht kalimin te klubi turk. Eshte refuzimi i peste qe ben brenda 1 viti duke shtuar edhe ato te Monza-s, Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Newcastle.

Për këtë arsye, lojtari do të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit, kur më pas do të rikthehet te Chelsea. Francezi përfundon huazimin e tij me kuqezinjtë në qershor dhe preferon të qëndrojë në stol për të gjithë raundin e dytë në vend që të shkojë diku tjetër për të mbledhur kohën e lojës.

Futbollisti ka terbuar Maldinin dhe Milanin qe prisnin te largohej dhe kursenin te rroga dhe do ta perjashtojne nga listat e Serie A duke mos e grumbulluar me as ne stol. Nderkohe, edhe Augsburg e ka kerkuar por duhet te paguaje rrogen Milanin deri ne fund te sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit