Futbollistja zvicerane “i vë flakën” rrjetit, fotoja me bikini në plazh çmend ndjekësit

25 Qershor 2022
15:50
Alfred Lleshi
back button

Futbollistja Alisha Lehmann është me pushime. Pasi mbylli sezonin me Aston Villa, zviceranja ka qëndruar disa ditë në plazh ku ka shfrytëzuar rastin të ndajë disa foto që iu kanë vënë flakën rrjeteve sociale.

Lehmann ka shpërndarë një foto me bikini të vogla që la pa fjalë ndjekësit e saj, të cilët në pak minuta shtuan gati një milion pëlqime, përveç mijëra komenteve që admirojnë bukurinë e saj.

Gjatë pushimeve, sulmuesja pozoi me rroba banje që shkaktuan mijëra reagime nga fansat dhe bashkëlojtaret e saj tek Aston Villa, por edhe nga ekipi kombëtar zviceran.

Në moshën 23-vjeçare, Alisha është sulmuese e Aston Villa për femra dhe e kombëtares së Zvicrës. Lehmann u “farkëtua” në akademinë e BSC Frauen Club, në vendin e saj, dhe që nga sezoni 2021 është pjesë e klubit anglez.

Alisha Lehmann nuk është yll vetëm në fushat e blerta të Anglisë dhe Zvicrës, por edhe në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj në Instagram, futbollistja e Aston Villa ka 7.7 milionë ndjekës dhe postimet që bën i kalojnë mesatarisht 300 mijë pëlqime.

Alisha aktualisht është në një lidhje me futbollistin brazilian Douglas Luiz, i cili është gjithashtu pjesë e Aston Villa në Premier League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit