Futet në fushë dhe feston me lojtarët e Real-it, del videoja e pabesueshme e finales (Pamjet)

1 Qershor 2022
17:39
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë polemikat në lidhje me sigurinë e Stade de France për finalen e Champions League të luajtur të shtunën e kaluar mes Real Madrid dhe Liverpool.

Pas fillimit të ndeshjes, të shtyrë me 30 minuta për  kaosin që është krijuar në rrethinat e stadiumit, tani është zbuluar një futje e pabesueshme në fushë në fundin e ndeshjes nga një fotoreporter i shtirur, që ka kaluar pa probleme forcat e sigurisë dhe është futur në fushë për të festuar bashkë me lojtarët e Real Madrid.

Personi në fjalë është komiku anglez Daniel Jarvis, i njohur si Jarvo69, i cili ka publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale disa video (me titull “Sukses, jam futur në fushë në finalen e Champions-it) ku arrin të kalojë nga shkallët e stadiumit në fushë pa probleme.

Më pas shfaqet duke përqafuar lojtarët që po festonin fitoren e Champions League, mes të cilëve Vinicius Junior dhe Gareth Bale.

Nuk është hera e parë që komiku bën gjeste të tilla: pak kohë më parë ka provuar të bëjë të njëjtën gjë në kampionatin e ragbisë Six Nations, por është ndaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit