Peter Olayinka rrëfen natën e çmendur në “San Siro”: Kur pashë arbitrin…

19 Shtator 2019
14:22
back button

Peter Olayinka ishte një nga protagonistët e sfidës së të martës ndaj Interit në Champions League. Sulmuesi nigerian, me të shkuar në Shqipëri te Bylisi dhe Skënderbeu, mes peripecive të pezullimit dhe aventurës në Qipron Veriore, ka folur në adresën zyrtare të Slavia Praga. “Na vjen keq që nuk e fituam dot ndeshjen! Të barazohesh në minutat e fundit është mëkat. Por, marrim me kënaqësi pikën”.

Sa i përket golit të shënuar, sulmuesi tha: “Mendova mos isha në pozicion të parregullt, por më pas pashë arbitrin dy tre herë dhe shkoi gjithçka mirë. Isha super i lumtur. “San Siro” është fantastik. Kur isha fëmijë, shihja në tv atë ditë dhe ëndërroja të shënoja gol aty. Tani ndodhi dhe është e pabesueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit