Gabigol larg Flamengos, brazilianët rrëmbejnë sulmuesin e çmendur të Europës

2 Dhjetor 2019
16:56
Eraldo Harlicaj
back button

Gabigol është njeriu i momentit te skuadra e Flamengos. Ai shënoi dy gola për t’i dhënë trofeun e Kupës Libertadores kundër River Plate ekipit të tij me rezultatin 2-1. Shanset që ai të qëndrojë në Brazil janë të vogla, pasi Interi do 20-25 milionë euro për kartonin e tij dhe shumë klube europiane kanë shfaqur interes. 

Brazilianët po mendojnë që tani zëvendësuesin dhe emri që pëlqehet është Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madridit është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet shumë shpejt. Ai nuk është i pazëvendësueshëm për trajnerin Diego Simeone që nuk e ka titullar fiks. 

Dëshira e Flamengos nuk mungon me Felipe Luis që është futur si “mik”. Ai iu bashkua në verë skuadrës braziliane dhe do në skuadër lojtarin me origjinë braziliane. Shanset janë të ulëta, pasi rroga e Costes është 10 milionë euro në sezon, ndërsa ekipet braziliane nuk mund të përballojnë një pagesë të tillë. Futbollisti më i paguar është Dani Alves po te Flamengo me 3.5 milion euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit