Gabime anti-Flamurtari, vlonjatët “flasin” me një video

1 Mars 2019
10:15
back button

Mbetet ende në qendër të vëmendjes ndeshja e javës së shkuar Partizani-Flamurtari, aty ku të kuqtë fituan, por polemikat për gjykimin dhe për dhunën që u fut brenda territorit të fushës së blertë nuk kanë të mbaruar.

Flamurtari luajti një pjesë loje me 10 lojtarë, për një karton të kuq qesharak, aq sa për pak sa nuk u kalua në gabim teknik, sepse arbitri i katërt Kridens Meta tentoi ta kthente në fushë Andi Ribajn, në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, vlonjatët e kanë me kryesorin Indrit Myrtja dhe asisentët e tij, sepse me një video të postuar në faqen zyrtare kanë evidentuar gjithë gabimet, herë të vogla e herë trashanike, të treshes gjykuese.

"No comment", titullohet postimi në faqen e Flamurtarit, një protestë e heshtur, sepse në të shkuarën ngritja e zërit nuk ka pasur kurrë vlerë.

Gjithsesi, për arbitrin Myrtja edhe Partizani pati ankesa pa fund, sepse kartoni i verdhë që la Trashin jashtë derbit erdhi menjëherë pas një faulli të ashpër të Pollozhanit dhe të kuqtë kërkonin që të zbatohej i njëjti kriter, pra karton për të dy, ose asnjërin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit