Gabimi në debutim i kushton shumë Valentino Rossi, i 17-ti në garën e Imola

4 Prill 2022
9:25
Telesport
back button

Debutimi i Valentino Rossi në garat me makina nuk ka qenë ai që pritej. Ikona e MotoGP, mori pjesë në garën e zhvilluar në pistën e Imola (Itali) në botërorin e GT World Challenge, ku u klasifikua në vendin e 17-të me makinën e tij Audi R8Lms Evo.

Një gabim i Rossi në korsinë e bokseve, bëri që ai të humbasë mjaft pozicione. Ai ngatërroi vendin ku duhej të ndalonte, duke u detyruar të bëjë një xhiro në pistë nën regjimin e makinës së sigurisë, duke humbur shumë pozicione.

Jam i zhgënjyer nga ai gabim, por kishte konfuzion në vijën e bokseve. Gjithsesi, kjo nuk duhet të fshijë gjithçka të mirë që bëmë në këtë garë. Kjo ishte një përvojë e mirë për mua”, tha Rossi, që mbante numrin 46 në makinën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit