Gaboi me Realin dhe Juven; Kaka humb “bastin” publik me… Champions-in

8 Gusht 2020
15:50
Alfred Lleshi
back button

Ricardo Kakà ishte sigurisht ndër futbollistët më të fortë në botë. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për talentin e tij … si shikues. Në funksion të ndeshjeve të radhës së Ligës së Kampionëve, të luajtura mbrëmë, ish-fantazisti brazilian kishte provuar dorën me një parashikim, se kush do të kalonte raundin mes Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon. E kishte bërë këtë në profilin zyrtar të kompeticionit madhor europian për klubet, megjithatë doli… blof.

Kush e di se çfarë do të mendojnë Real Madridi dhe Juventusi kur të zbulojnë se parashikimi i Kakà…, le të themi se nuk iu solli fat fare. “Liga e Kampionëve është kthyer”, – shkroi braziliani. Përgjigjja e profilit të turneut në Twitter ishte e gatshme: “Cilët skuadra do të kalojnë Ricardo, sonte?” Ish-futbollisti i njohur u përgjigj menjëherë: “Real dhe Juve”.

Shumë keq, megjithatë, që në fund të ndeshjeve të kthimit, të dyja palët, të bardhët dhe bardhezinjtë u eleminuan. Një “bast” i humbur edhe për Kaka. Tani, skuadrat e tjera që do të luajnë së shpejti dhe shpresojnë të mos jenë protagoniste të parashikimeve të tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit