Gabriel Jesus mund të ishte i Real-it, një pasaportë ndryshoi gjithçka

25 Korrik 2022
23:00
Denis Hakanaj
back button

Një problem që ka patur lidhje me pasaportën braziliane duket se ka qenë arsyeja e vetme që ka ndalur Real Madrid-in për të marrë në ekip Gabriel Jesus, sipas Cadena SER.

Gazetari Javier Herraez ka thënë se blerja e re e Arsenal-it konsiderohej një zëvendës ideal për Karim Benzema: “Benzema është më i miri, por në këtë sezon është Botërori dhe ai do të luajë me Francën”, ka thënë Herraez.

“Ky faktor do të jetë i rëndësishëm dhe ai nuk mund të luajë çdo ndeshje”. Me pak fjalë, Gabriel Jesus ishte lojtari që i duhej Real-it, sepse ai di si ta bëjë rolin e zëvendësuesit dhe si të shënojë gola.

“Madrid ka kërkuar për një lojtar të tillë, por nuk e ka gjetur. Ky futbollist nuk është në Madrid për shkak të pasaportës së tij”.

Siç dihet tashmë, 25-vjeçari është transferuar nga Manchester City tek Arsenal, që kishte mbetur pa sulmues pas largimit të Lacazette me kosto zero te Lyon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit