Gaethje paralajmëron Khabib: Grushtet e mia shkaktojnë dëme dhe gjak

21 Tetor 2020
13:57
Telesport
back button

Justin Gaethje është një nga sportistët me grushtin më të rëndë në artet marciale mikse, në të gjitha divizionet. Edhe nëse nuk arrin të biesh në tapet sërish dhimbja e dëmtimi nga ai grusht është i madh, çka ndikon fizikisht e psikologjiksht te rivali i tij, për pjesën e mbetur të sfidës.

Viktima e tij e fundit në kafaz ka qenë Tony Ferguson, që u dëmtua rëndë, çka detyroi gjyqtarin të ndalë sfidën në raundin e pestë. Këtë gjë Gaethje premton se do ta bëjë edhe në sfidën e radhës, atë ndaj Khabib Nurmagomedov, që do të zhvillojë këtë fundjavë, në eventin UFC-254.

Unë shkaktoj dëme. Nëse vetëm të godas dhe nuk bie, dëmi është i madh. Në 25 minuta që zgjat dueli përpiqem të shkaktoj sa më shumë dëme te rivali im. Në një mënyrë apo tjetrën. Kjo gjë do të ndodhë edhe ndaj Khabib, që nuk e pëlqen gjakun”, tha Justin Gaethje, që synon titullin kampion të peshës së lehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit