Gafa e Anglisë para sfidës me Gjermaninë tërbon tifozët: ja çfarë ka ndodhur

26 Shtator 2022
14:37
Denis Hakanaj
back button

ANGLIA ka përjetuar një tjetër paraqitje të turpshme, por këtë herë nuk është as në një fushë futbolli. Përpara ndeshjes së fundit të Nations League sonte, skuadra e mediave sociale të Anglisë publikoi një postim në dukje të rregullt duke pyetur tifozët se cili do të ishte formacioni i tyre titullar kundër Gjermanisë.

Fotoja që shoqëronte postimin tregonte një grafik me tre lojtarë: Phil Foden, Fikayo Tomori dhe James Ward-Prowse. Megjithatë, Tomori dhe Ward-Prowse janë mes e pesë lojtarëve të përjashtuar nga skuadra e Gareth Southgate.

Kjo do të thotë se fushata promovuese për ndeshjen e sonte ka dy lojtarë të cilët as që nuk janë grumbulluar. Dhe tifozët e Anglisë e kapën shpejt gabimin.

Një tifoz tha: “Dy lojtarë në foto nuk janë as në skuadër për ndeshjen e sotme”. Të tjerët ishin shumë më të ashpër në vlerësimin e tyre, me një koment tjetër:

“Të tregosh Tomori dhe Ward-Prowse kur ata nuk janë as në skuadër është e turpshme”. Një përdorues i pakënaqur tha: “Tomori dhe JWP janë hequr nga skuadra dhe admini është aq i çmendur sa i vendos të dy në foto”.

Së bashku me Tomori dhe Ward-Prowse, Trent Alexander-Arnold, Jarrod Bowen dhe Jack Grealish (i skualifikuar) nuk janë të gjithë në dispozicion.

Një tjetër tifoz i hodhi u tall duke bërë përzjedhjet për formacionin titullar: “Trent në krahun e djathtë të mbrojtjes, Tomori qendërmbrojtës, Ward-Prowse në mesfushë dhe ndoshta Bowen në të djathtë”.

Anglia ka qenë zhgënjyese në përgatitjet e saj para Kupës së Botës në nëntor, pasi tani ka humbur tre ndeshje radhazi dhe ka rënë në Ligën Btë Nations League pas humbjes 1-0 ndaj Italisë të premten.

Southgate duhet të gjejë përsëri shpejt një formulë fituese, por ai është kritikuar për mos grumbullimin e vazhdueshëm të “mesfushorit më kreativ të Anglisë, James Maddison”.

Shumë tifozë besojnë se koha e ish-trajnerit të Middlesbrough në krye të Tre Luanëve ka përfunduar, me 83 për qind që duan që ai të largohet para Kupës së Botës në Katar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit