Gafa e Guardiolas, e konsideroi Van Dijk si rezervë

8 Qershor 2019
22:38
back button

Sot të gjithë flasin për Virgil Van Dijk, nënkampion në Premier League dhe fitues në fuqi i Champions League, por vetëm Liverpool i Jurgen Kloop mund të krenohet për faktin që e zotëron dhe mund ta aktivizojë. 

Në anën tjetër, edhe më të mirët mund të gabojnë, sikurse rezulton të ketë bërë Pep Guardiola me holandezin, të cilin nuk e konsideroi kurrë mes prioriteteve të tij.

Padiskutim një prej mbrojtësve më të mirë në botë, rritja e holandezit nuk dihet nëse do të ishte gjithashtu kaq gjigante edhe nëse do të ishte transferuar te Manchester City.

Në të kaluarën edhe “Qytetarët” ishin pranë blerjes së mbrojtësit që ndodhet nën urdhërat e Klopp prej janarit 2018, kur Liverpool pagoi shumën rekord prej 85 milionë euro te Southampton. 

Tashmë bën të qeshësh vetëm ta dëgjosh atë që raporton “Sportbible”, në të kaluarën Guardiola ka menduar për Van Dijk vetëm si alternativë të tretë në mbrojtje. Në dhjetor të vitit 2017, Manchester City ofroi 67 milionë për holandezin, por nuk mjaftuan për të bindur “Shenjtët” dhe në fund mbrojtësi shkoi te Liverpool.

Nëse Van Dijk do të ishte transferuar te City, ai do ta niste si rezervë e John Stones dhe Nicolas Otamendi, dy që nuk u dëshmuan të ishin mbrojtësi të pakalueshëm. Mjafton të mendosh për performancën e anglezit në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Holandës. 

Në përfundim, City besoi të investojë me blerjen e Aymeric Laporte ngaAthletic Bilbao për 64 milionë, që këtë vit rezultoi dështim në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham, çka i kushtoi “Qytetarëve” eliminimin nga Champions. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit