Gafa e portierit e dënoi me humbje, Gattuso: “Ja pse është faji im!”

11 Janar 2020
22:18
back button

Një gabim i portierit Ospina i kushtoi shtrenjtë Napolit, me Immobile që përfitoi nga gafa, për të dërguar topin në rrjetë dhe kaluar Lazion në avantazh 1-0, për të vendosur fatin e takimit. Gabim, për të cilin çuditërisht, në konferencën për mediat në përfundim të ndeshjes, të gjitha përgjegjësitë i ka marrë vetë Gennaro Gattuso, madje me trajnerin e Napolit që ka sqaruar edhe arsyet.

“Ndodhi ai gabim, për të cilin përgjegjësia për atë është e imja. Jam pikërisht unë që i kërkoj gjithmonë portierit që të dalë nga poshtë dhe të rrezikojë. Kështu stërvitemi dhe është e pranueshme që portieri të gabojë”.

“Portieri është vendimtar për të të nxjerrë nga presioni i Lazios. Ospina ja doli sot ta bëjë 7-8 herë. Tashmë kemi nevojë të tmerrshme për një seri rezultatesh pozitive. Skuadra është e gjallë. Kemi zhvilluar këtë lojë në 16 seanca stërvitore, kur zakonisht duhen 45. Kur mungojnë rezultatet unë jam përgjegjësi kryesor, nuk po tërhiqem”, deklaroi Gattuso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit