Gafa e shqiptarit ndëshkoi Lazio në fund, Zenga vjell vrer për Berishën

8 Nëntor 2019
13:10
Alfred Lleshi
back button

Një gafë e Valon Berishës në kohën shtesë e ndëshkoi Lazio mbrëmë, në ndeshjen e radhës së Ligës së Europës. Në “Olimpico”, bardhekaltrit u mundën 2-1 nga skocezët e Celtic. Ajo që ndodhi, çka e ndërlikoi së tepërmi kualifikimin e kryeqytetasve në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, u komentua nga ish-portieri i shquar italian, Walter Zenga. Për mikrofonat e “Sky Sport”, ai kritikoi ashpër gabimin e Berishës: “Nuk e di nëse Simone Inzaghi i bëri këto zgjedhje për t’i lejuar disave të pushojnë apo donte t’iu jepte të gjithëve mundësinë për të qenë protagonistë. 

 Kjo situatë emergjente mund të ndodhë gjatë sezonit, mbase e vendosni atë lojtar që dëshiron të shihet dhe gara të zgjidhet. Lazio mbizotëroi në të dyja ndeshjet me skocezët, por në futboll është e rëndësishme të shënosh e të fitosh, jo të bësh shumë goditje në portë dhe të dominosh posedimin e topit. Topi nuk donte të futej në portë. Çfarë mund t’i thoni një ekipi, që luan kështu? Në fund, Lazio humbi sonte, sepse një lojtar (Valon Berisha) bëri një marrëzi, që nuk kryhet as nga amatorët rajonalë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit