Gafa e Werner, shpërthen gruaja e Thiago Silva-s: Si quhet ky?… (Video)

28 Prill 2021
17:16
Denis Hakanaj

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea-t është mbyllur në barazim 1-1.

Londinezët kanë patur disa raste për të marrë fitoren, por problemi është se disa prej këtyre rasteve kanë qenë në këmbët e Timo Werner, i cili nuk ka kaluar një mbrëmje shumë të lehtë.

Polemikat ndaj sulmuesit kanë qenë të shumta dhe mes mendimeve të ndryshme që janë shfaqur në rrjetet sociale ka qenë edhe ai i gruas së Thiago Silva-s.

Werner është kritikuar nga tifozët për gafën e bërë në fillimin e ndeshjes dhe për rastet e tjera që nuk ka arritur t’i shfrytëzojë si duhet.

Gruaja e Thiago Silva-s, siç ka zbuluar Mirror, është shfryrë ndaj gjermanit me disa postime në Instagram.

“Nuk është e mundur, kjo duhet të jetë karma. Në çdo skuadër ku transferohet Thiago është një sulmues që nuk shënon”, ka shkruar zonja Isabele në lidhje me rastet e humbura nga Chelsea kundër Real madrid.

Veçanërisht ndaj Werner: “Si quhet ky? Wer, Wern, po Werner. Nuk shënon. Na duhet një gol, duhet ta fitojmë këtë ndeshje, por sulmuesi e mi nuk duan të shënojnë, nuk e di pse nuk shënojnë…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit