Gafat mund t’i kushtojë shtrenjtë Donnarumma-s, Luis Enrique gjen zëvendësuesin

2 Dhjetor 2023
19:20
Denis Hakanaj
back button

Pas gabimit që ka sjellë golin e Minamino-s në kampionat në ndeshjen kundër Monaco, Gianluigi Donnarumma ka gabuar edhe në Champions League kundër Neëcastle.

I kritikuar ashpër nga shtypi francez, Donnarumma është mbrojtur nga Luis Enrique, që në fund të ndeshjes nuk është ndalur te gabimi i portierit të tij.

Fakti është se e ardhmja e Gigio-s në Parkun e Princave mbetet për t’u shkruar, pavarësisht kontratës në skadencë në qershorin e 2026-ës.

Ëndrra e PSG-së për të kthyer në atdhe Mike Maignan dhe vështirësitë e portierit italian në lojën me këmbë, aspekt shumë i rëndësishëm për trajnerin spanjoll, mund t’i shtyjë palët të ndahen në fund të sezonit.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit francez duket se janë vënë në lëvizje për të siguruar një portier të ri. Sipas Foot Mercato, nëse do të vendoset të hiqet dorë nga Maignan, i preferuari duket se është Lucas Chevalier.

Lojtari i datëlindjes 2001 është portieri i kombëtares Under 21 të Francës dhe është një produkt i ekipeve të moshave të Lille, sku luan si titullar nga sezoni i kaluar.

Chevalier ndiqet edhe nga klube kryesore të Premier League, por emri i tij duket se është pjesë e projektit të PSG-së për të ndërtuar një skuadër vetëm me lojtarë francezë. Projekt që synon të bindë edhe Kylian Mbappe të qëndrojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit