Gafat e pafalshme nga ylli i Romës, Immobile dhe Luis Alberto falënderojnë! Lazio e nis fort (VIDEO)

15 Janar 2021
21:07
Telesport
back button

Derbi i Romës ndizet menjëherë dhe Lazio realizon dy gola në 23 minuta!

Fajtori është Ibanez, ylli i Romës dhe mbrojtësi i shumëkërkuar në merkato që dy herë duke mbrojtur topin, nuk sheh ndërhyrjen e lojtarit lacial Lazzari dhe ia fal.

Ky i fundit ndërhyn por topi përfundon te Immobile që e ka lojë fëmijësh të mposht Reina, duke çuar shifrat 1-0 për djemtë e Inzaghit.

Por, Ibanez sërish i përgjumur më pas i jep mundësi Lazzari t’i  vjedhë topin. Arbitri bëhet gati për të vërshëllyer penallti pasi ka pengim nga braziliani te italiani, por lejon vazhdimin e aksionit dhe Luis Alberto realizon edhe golin e dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit