Gafë për shkak të erës? Van Dijk jep përgjigje perfekte

17 Mars 2019
18:57
back button

Liverpool fitoi 2-1 ndaj Fulham, por gabimi i mbrojtësit Van Dijk te goli i shënuar nga Babel mund të kishte qenë fatal nëse Milner nuk do shënonte për të marrë fitoren.

 Në fund të ndeshjes Milner dhe Van Dijk u ndalën të flasin para medieve për ndeshjen, dhe gazetari përpiqet që të fajësojë erën për atë top të kthyer gabim nga mbrojtësi holandez, edhe pse Milner thotë se një pjesë e fajit i takon edhe atij.

“Ne fituam ndeshje, gjëra të tilla ndodhin në futboll”, tha fillimisht Van Dijk, ndërsa Milner shtoi se ishte gafë edhe e tij ai shkelmim pa adresë.

“Gjëra të tilla ndodhin, por ishte edhe era që ndikoi”, tha gazetari i “Sky Sports”, teksa holandezi nuk nguron dhe përgjigjet menjëherë, “Nuk dua të nxjerr justifikime, duhet ta kisha goditur më mirë, ajo që ndodhi ndodhi, ata shënuan, por ne shënuam sërish dhe fituam, kjo është e rëndësishme.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit