Galatasaray dhe Besiktasi merkato në Kosovës, sulmuesi kërkohet me ngulm!

28 Korrik 2020
15:57
Eraldo Harlicaj
back button

Kosova ka shumë talente, një ndër të fundit është Blendi Baftiu. Sulmuesi i Ballkanit ka bërë mjaft mirë me ekipin suharekas dhe ka rënë në sy të shumë klubeve. Baftiu nuk bëri diferencë gjatë kohës që ishte pjesë e Skënderbeut, por arriti të dallohej në Superligën e Kosovës.

22-vjeçari realizoi 19 gola dhe dhuroi disa asiste duke bërë një sezon fantastik te skuadra e Ballkanit. Vëmendje të madhe kanë bërë paraqitjet e tij në Turqi. Besiktasi dhe Galatasaray kanë shfaqur interesin e tyre për Baftiun sipas asaj që shkruan IHA.

Drejtuesit e Ballkanit janë të bindur se Baftiu do të ketë një karrierë të mirë dhe me shumë siguri jashtë vendit. Baftiu ishte dhe pjesë e Kosovës U-21 ku dhuroi paraqitje shumë të mira. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë karriera e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit