Galatasaray ofertë për fantazistin e Milanit, propozimi është qesharak!

14 Tetor 2019
18:42
back button

Galatasaray po mendon seriozisht blerjen e Hakan Calhanoglu dhe së fundmi ka bërë një ofertë drejt Milanit. Sipas asaj që raporton “Fanatik”, turqit kanë bërë një propozim vërtet qesharak, teksa ofrojnë vetëm 6 milionë euro.

Përgjigja e drejtuesve kuqezi ka qenë e prerë, pasi e vlerësojnë mesfushorin të paktën 20 milionë euro. Gjithsesi, pritet që mes dy klubeve të ketë të tjera kontakte.

Calhanoglu u transferua te Milani përpara dy vitesh, me kuqezinjtë që shpenzuan diçka më shumë se 20 milionë euro për ta marrë nga Bayer Leverkusen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit