Gallatasaraj po bëhet superfuqia e Ballkanit, turqit synojnë dy yjet e futbollit botëror

25 Maj 2023
10:36
Telesport
back button

Skuadra e Gallatasaraj, e cila është një hap fitimit të titullit kampion në kampionatit turk këtë sezon, po mendon për ndërtimin e një ekipi shumë kompetitiv në Europë sezonin e ardhshëm. Klubi është vënë që tani në punë për të patur një grup të mirë futbollistësh, me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Gallatasaraj do të luajë në Champions League, ndaj dhe përparësi është sigurimi i disa futbollistëve që e njohin këtë turne. Objektivi primar është mbajtja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, të cilit do t’i sjellin në repart një tjetër kampion.

Ideja është afrimi i brazilianit Roberto Firmino, që do të largohet nga Liverpool, pasi i skadon kontrata. Një transferim me koston zero, por që është i vështirë, pasi pretendentët për Firmino janë të shumtë. Gallatasaraj synon t’i ofrojë një rrogë të mirë dhe faktin që do të jetë titullar e luan në Champions.

Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe ai i mesfushorit portugez Renato Sanches, që aktualisht luan me PSG. Një emër i rëndësishëm për skuadrën turke, e cila synon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje. Sanchez do t’i jepte shumë kualitet ekipit të Gallatasaraj, që po kthehet në superfuqi në Ballkan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit