Galliani flet pas derbit dhe “justifikon” Interin! Ka edhe një provokim për mediat mbi Milanin

18 Tetor 2020
22:22
Telesport
back button

Adriano Gallianit nuk i ndahet zemra nga Milani, edhe pse sot drejton Monza! Ish-administratori i deleguar kuqezi foli për derbin e fituar dje nga Milani kundër Interit.

“Nëse shkon në fushë me 6-7 lojtarë më pak je në mënyrë të pashmangshme një ekip tjetër. Unë jam ultra-adhurues i Milan, kështu që imagjinoni; por duke folur si një sportist dhe i drejtë, ndoshta Interi me Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni do të kishte qenë një ekip tjetër.

Ashtu si Zlatan Ibrahimovic do të kishte tetë gola dhe jo katër nëse do të kishte luajtur dy ndeshjet e tjera. Kjo është një llotari, të gjithë duhet të jetojmë me Covid”.

Duke iu rikthyer suksesit në derbi dhe gjurmëve të fitoreve të kuqezi: “Milani ka udhëhequr prej 16 javësh dhe nuk mendoj se e kam lexuar në ndonjë gazetë.

Pas bllokimit kishte dymbëdhjetë ndeshje, Milani përfundoi i pari dhe tani ata kanë filluar përsëri së pari duke fituar të gjitha ndeshjet midis ligës, miqësoreve dhe Europa League.

Nuk e di të ardhmen, marr parasysh që Milani ka qenë i pari për gjashtëmbëdhjetë javë dhe është e çuditshme që askush nuk komenton.

Ibrahimovic? Dhjetë vite më parë fituam derbin e fundit me Interin pritës dhe aty ishte Ibra, 1-0, mbaj mend penalltinë e Materazzi me një faull identik me atë të kryer dje nga Kolarov. Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit