Galliani përgatit kthimin në Serinë A dhe mbron Wanda Nara-n

18 Gusht 2019
12:30
Denis Hakanaj
back button

Adriano Galliani ka dhënë një intervistë interesante për “Corriere della Sera”.

Administratori i deleguar i Monza-s dhe ish-drejtuesi i Milan-it, ka folur për temat e nxehta që kanë lidhje me ekipin e tij, por është ndalur edhe te disa argumente që kanë lidhje me ish-Milan-in e tij dhe Serinë A.

Ai ka folur në veçanti për “Djallin” dhe kushërinjtë zikaltër, duke u përqendruar te bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara.

Wanda – “Çështja Icardi? Është ekzagjeruar nga maskilizmin që drejton botën e futbollit. Nëse flet Wanda Nara, shpërthejnë polemikat, por nëse menaxherë të tjerë të mëdhenj, si Raiola dhe Mendes, do të bënin të kishin të njëjtën sjellje, askush nuk do të thoshte asgjë. Ndër të tjera, Icardi është shumë i fortë. Do ta merrja menjëherë Icardi-n, nëse do të kisha mundësi”, ka thënë Galliani.

Ekipet e Milanos – “Inter e fitoi tripletën në 2010-ën dhe vitin pasues Milan-i fitoi titullin. Uroj që Milano të kthehet në kohën e artë të viteve ’60, kur të dy skuadrat fituan dy Kupa të Kampionëve”.

Monza – Ka patur hapësirë edhe për Monza-n e tij, që këtë të diel do të përballet me Fiorentina-n në Kupën e Italisë. “Përballja me Montella-n? Jam i lidhur me Vincenzo-n, trajneri i trofeut të fundit të ngritur nga Milan-i. Kam akoma në celular fotografinë e momentit kur ngritëm Superkupn në Doha në 2016-ën”.

“Në Franchi do të shkojmë të qetë, pa presion. Objektivi është ta udhëheqim skuadrën drejt Serisë A pas 24 muajsh. Kë do të zgjidhja për të drejtuar ekipin mes Allegri-t, Spalletti-t dhe Mourinho-s? Do t’i besoja mikut tim, Max. Më pas, nëse nuk do të ishte në dispozicion, do të isha i kënaqur edhe me dy të tjerët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit