Galliani zbulon prapaskenën e bujshme: E binda Xavin t’i bashkohej Milanit, por nëna e tij…

1 Korrik 2022
14:01
Alfred Lleshi
back button

Adriano Galliani, CEO i Monza, foli për merkaton e skuadrës së tij, ndër të tjera duke zbuluar një anekdotë për Xavi, i cili ishte një hap larg Milanit në vitin 1998. Këto janë fjalët e ish-CEO së kuqezinjve për “Gianlucadimarzio.com”:

“Sensi është një lojtar i madh. Unë u përpoqa ta merrja Xavi në vitin 1998 në Milano, u dakordësua si marrëveshje, por më pas nëna e tij nuk e la. Tani Sensi po vjen te Monza”.

Emra të tjerë të nxehtë në radarët e Monza janë ata të Pessina, Petagna dhe Carboni: “Nëse do të flasim me Rison për Pessina? Ndoshta po. Unë do të doja absolutisht ta ktheja atë, jam i lidhur, njoh edhe familjen e tij.

Pessina lindi në Monza dhe u rrit atje, më pas e mora në Milano më 2015, pastaj u shit tek Atalanta. Do të ishte mirë të kthehej te Monza si kapiten. Petagna? E urova, pasi ka ditelindjen. Ai u rrit te Milani, le të shohim… Për Carboni, në vend të kësaj, është bërë. Ne kemi rezervuar tashmë vizitat mjekësore”.

Nga ana tjetër, pista e Casale (Hellas Verona) më në fund është zbehur: “Për Casale kishim një marrëveshje me Veronën, kështu që u mbyll 100%. Marrëveshja ra mbrëmjen e djeshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit