“Gangsteri” i UFC-së thumbon McGregor: Tërhiqu sa nuk është vonë

19 Nëntor 2021
10:10
Telesport
back button

Jorge Masvidal, që mban titullin “BMF” në artet marciale mikse, i ka kërkuar Conor McGregor që të tërhiqet nga ky sport sa nuk është vonë. “Vetëm merret me mesazhe në rrjetet sociale dhe nuk e kupton se koha e tij ka përfunduar. Lufta bëhet në kafaz dhe jo në media”, shkruan Masvidal.

Mendoj se për të është më mirë të tërhiqet nga kafazi sa nuk është vonë. Është i ndryshkur dhe nuk bën më për këtë sport. Mbeti duke kërkuar rivalë për në kafaz, por askush nuk dëshiron të duelojë me një llafazan”, u shpreh Jorge Masvidal, që njihet si një “gangster” në artet marciale mikse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit