Gasperini: Gjimshiti? Gjithë fajin e ka Piatek

16 Shkurt 2019
23:00
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, e ka komentuar me këto fjalë humbjen 3-1 të pësuar kundër Milan-it në shtëpi. "Kemi luajtur në mënyrën e duhur, por goli i pësuar para fundit të pjesës së parë ka ndryshuar gjithçka". 

"Zgjedhja e Gjimshitit në formacion? Ka bërë një ndeshje të mirë deri në momentin e golit të parë të Piatek. Me Gjimshitin ishim superiorë në zonën e rreptësisë fizikisht dhe në lojën ajrore".

"Piatek ka qenë i jashtëzakonshëm në rastin e golit të parë, nuk mund të thuash asgjë më shumë. Një krosim normal, ai e ka kthyer në ar. E vetmja kritikë që i bëj ekipit është humbja e vetëbesimit, nuk duhet të ndodhë më", ka thënë Gasperini. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit