Gara 12-orëshe e Abu Dhabi, Valentino Rossi në podium me një Ferrari

16 Dhjetor 2019
11:38
Telesport
back button

Në pistën e “Yas Marina”, u zhvillua gara 12-orëshe e Abu Dhabi, aty ku debutoi edhe piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi. Së bashku me të vëllanë Luca Marini dhe mikun e tij Alessio Salucci, ata pilotuan makinën Ferrari 488 GTE të ekipit Kessel.

Rossi me ekipin e tij u klasifikuan në vendin e tretë, ndërkohë që në dy vendet e para u rendit makina Audi R8: Vendi i parë për treshen Salikhov-Mies-Vanthoor dhe vendi i dytë për treshen Drudi-Sultanov-Foster.

Jam shumë i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati. U renditëm në vendin e tretë dhe kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, tha Rossi, që ishte një lider i skuadrës.

Rossi me skuadren e tij ne podium

Lajme të tjera

Lajmet e fundit