Gara Champions, Mihajlovic thumbon Juven: Nëse ndodh ajo gjë, ia falim ndeshjen 0-3…

17 Maj 2021
16:42
Telesport
back button

Bologna-Juventus do të jetë një ndeshje vendimtare për garën Champions League. i angazhuar sonte kundër Veronës, Sinisa Mihajlovic bëri shaka në konferencën e djeshme sa i përket ndeshjes kundër bardhezinjve:

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të mendojmë për Verona, pastaj me Juventusin as nuk e di kur luajmë! Të Dielën në mbrëmje? Kush e vendos Juventusi apo Lega Serie A?

Jemi shumë këtu, mund të luajmë edhe të premten, kështu që të mbarojmë më herët. Ah, por a luajnë të mërkurën? Pastaj do të luajmë të dielën.

Për sa kohë që ata nuk zbresin në fushë të hënën, është e pamundur apo jo? Nëse e vendosin të hënën, ne do t’ua japim atyre 3-0 në mënyrë që të shkojmë me pushime…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit