Gara e çiklizmit për femra, organizatorët japin premio “lodra erotike”

4 Mars 2022
11:28
Telesport
back button

Shumë të papritura kanë ndodhur në etapën e kronometrit të garës çiklistike për femra Fryslan Tour, turne 3-ditor holandez. Gjatë kohës që çiklistet ecnin me shpejtësi në rrugë kalonin edhe makina, autobusë apo çiklistë të tjerë.

Ne i kishim marrë masat, por këto makina kanë hyrë nga rrugët dytësore”, thanë organizatorët e garës, që kanë kërkuar ndjesë për situatën e krijuar. Në disa raste, çiklistet kanë vënë në rrezik jetën, pasi mjetet u vinin përballë.

Surpriza e fundit ka qenë në podium, kur çiklistet kanë marrë si dhuratë nga organizatorët lodra seksi në formë premio (letra kamasutra, vibratorë etj). Kjo ka krijuar mjaft të qeshura por edhe polemika për dhuratat e dhëna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit