Gara e kronometrit, shpallen kampionët e 2019-ës

5 Korrik 2019
10:24
Gentian Spiri

Është zhvilluar në Tiranë gara e kronometrit e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Çiklizmit, event që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në këtë garë morën pjesë 8 ekipe.

Kjo disiplinë e kronometrit u zhvillua në 4 kategori të ndryshme moshash: Kadetë, Të rinj, U-23 dhe Elitë. Distanca për dy kategoritë e para ishte 14km, ndërsa për dy të tjerat 28km.

Gara është zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, për shkak të temperaturave të larta, që vështirësuan disi pedalimin. FSHÇ-ja do të organizojë edhe kampionatin e garës së rrugës.

Fituesit e garës së kronometrit

Kadetë, 14 km: Hajri Gocaj (Teuta), 19’34”

Të rinj, 14 km: Dëfrim Dholla (Vllaznia), 17’45”

U-23, 28km: Klidi Jaku (Lampadar), 34’20”

Elitë, 28km: Ylber Sefa (Tortoleto), 31’55”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit