Gara e Las Vegas regjistron rekordin e parakalimeve në pistë të thatë, nuk ndodhte prej 7 vitesh

21 Nëntor 2023
10:04
Telesport
back button

Gara e fundit e Formula 1 në Las Vegas ka dhuruar rekordin sezonal të parakalimeve në një pistë të thatë. Në total, u kryen 99 parakalime nga ana e pilotëve, me Lewis Hamilton që mban rekordin, me 15 të tilla në këtë garë. Ndërsa piloti që u parakalua më shpesh është Zhou, plot 13 herë.

Kishte 7 vjet që nuk arrihej kjo shifër e lartë parakalimesh në një pistë të thatë, që nga gara e Kinës (2016), që mban rekordin me 170 parakalime. Kjo u mundësua edhe nga pista e gjerë dhe me shumë pjesë të drejta, që lehtësonte parakalimet.

Rekordin sezonal të parakalimeve e mban gara e Zandvoort, në Holandë, më 188 parakalime. Gjithsesi, kjo garë u zhvllua në pistë me shi, çka favorizon parakalimet, ndërsa gara amerikane nuk pati nevojë për pistë të lagur. Kurrë më parë një pistë, në debutimin e saj në Formula 1, kishte arritur kaq shumë parakalime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit