“Gara e Montekarlo ishte si të pilotoje në akull, i befasuar që lamë pas makinat Ferrari”

29 Maj 2023
15:03
Telesport
back button

Lewis Hamilton u klasifikua në vendin e katërt në garën qytetase të zhvilluar në Montekarlo, një garë garë që në 25 xhirot e fundit u zhvillua në një pistë të lagur për shkak të shiut. Piloti britanik i Mercedes shprehet se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të menaxhonte makinën në një pistë të rrëshqitshme.

Isha shumë nervoz, pasi gomat nuk po funksiononin dhe ishte sikur të pilotoje në akull, vetëm rrëshqisje në pistën e lagur. Pista u bë vërtet e rrezikshme. U desh pak kohë që që të përshtatesha në këto kushte, por isha shumë pranë daljes nga rruga dhe të bëja ndonjë aksident”, u shpreh Lewis Hamilton.

Nuk e kuptova se si nuk më parakaluan makinat Ferrari, që mezi prisnin shiun dhe u renditën pas nesh. U renditëm në vendet 4-5 dhe mendoj se ky është një rezultat i mirë për skuadrën tonë, pasi ishte një garë e çmendur në fundin e saj, ku nga momenti në moment mund të përfundoje te barrierat mbrojtëse”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit