Gara për Champions-in në Premier, Owen parashikon rezultatin e saktë të Tottenham-Arsenal

12 Maj 2022
16:34
Denis Hakanaj
back button

Në Premier League është akoma e hapur lufta për titullin dhe për zonën që vlen kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në mënyrë të veçantë, beteja për vendin e katërt pritet të zgjasë deri në javën e fundit të kampionatit. Arsenal dhe Tottenham janë dy formacionet që do të luajnë për vendin e katërt dhe mbrëmjen e sotme do të sfidohen në përballjen direkte.

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe Michael Owen, ish-sulmues historik, i cili ka parashikuar rezultatin e saktë final të sfidës.

Duke folur për Bet Victor, siç ka bërë të ditur Mirror, Oëen ka thënë: “E prisja me padurim këtë ndeshje. Besoj se Tottenham mund të humbte pikë fundjavën e kaluar edhe pse duet thënë se në Anfield ka qenë një barazim mbresëlënës.

“Shihet çfarë po ndërton Conte dhe nuk janë shumë larg të qenit një skuadër shumë e mirë”, kanë qenë fjalët e ish-Topit të Artë në lidhje me punën e trajnerit italian te Spurs.

“Për Arsenal-in nuk ka qenë një paraqitje e mirë, por fitorja ndaj Leeds ka qenë vendimtare për të rritur avantazhin ndaj rivalëve të Tottenham-it.

“Mendoj se për Topçinjtë do të ishte i mirë një barazim për të qëndruar në vendin e katërt. Madje mendoj se do të shikojmë pikërisht një barazim. Për këtë them se ndeshja do të mbyllet 1-1”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit