Gara për titull në Premier League, legjenda e Liverpool ka një mesazh

20 Mars 2019
22:48
back button

Liverpool ka marrë sot një mesazh mbështetës e inkurajues në garën e tyre për titullin kampion në Premier League. Ishte bomberi spanjoll, ish-legjenda e sulmit të “Të Kuqve”, Fernando Torres, ai që ka vënë bast mbi triumfin e Liverpool.

Sulmuesi që kaloi 4 vite të arta te Liverpool, për tu shndërruar në të preferuarin e tifozëve në  “Anfield” pasi ka marrë këtë të mërkurë urimet në 35-vjetorin e lindjes, nuk ka vonuar të kthej mesazhin në llogaritë e tij në rrjetet sociale, aty ku ka shrkuar: “Faleminderit të Kuq!!! Ju uroj më të mirat për pjesën e mbetur të sezonit. Do të bëj tifo për ju!!! Kohëra të arta ju presin!!!” 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit