Garcia: La Liga është e mundur. Ja kë më kujton Xavi

19 Nëntor 2021
14:20
Denis Hakanaj
back button

Eric Garcia beson te titulli.

Mbrojtësi i Barcelona-s është i bindur se katalanasit mund të rikuperojnë disavantazhin që kanë në kampionatin spanjoll dhe të lufotjë për titullin, pavarësisht distancës prej 11 pikësh me kreun.

“Nëse e mbaj mend mirë, Barça ka qenë 17 pikë larg kreut vitin e kaluar, por pothuajse e fitoi kampionatin në fund”, ka thënë Garcia për Sport.es.

Nuk mund të mungonte një koment edhe për trajnerin e ri Xavi:

“Besoj se është njeriu i duhur. Ai më kujton Guardiola-n dhe Luis Enrique. Është një legjendë e klubit dhe ka një nivel shumë të lartë si trajner. Mentaliteti i tij  përfshin shumë lojtarët dhe skuadra stimulohet shumë nga karakteri dhe karzima e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit