Garë e fortë për Baren, 3 klube duan shërbimet e tij

17 Janar 2020
16:12
Eraldo Harlicaj
back button

E ardhmja e Keidi Bares do të jetë larg Malagas dhe diçka e tillë nuk ka më dyshime. Mesfushori pritet të jetë lojtari i sakrifikuar për të nxjerrë klubin spanjoll nga kriza. Ai nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij dhe pritet të mësojë destinacionin e ardhshëm. 

Marca shkruan se e ardhmja e shqiptarit do të jetë në La Liga. Tre klube janë në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares sonë. Rayo Vallecano ka shfaqur interes prej kohësh, pavarësisht se nuk ka ndërmarrë ende hapa konkret, ndërsa gara është e ashpër. 

Bare ka zgjuar së fundmi dhe interesin e Leganes dhe Getafes. Të gjithë këta klube besojnë tek ish-lojtari i Atletico Madridit. Shtatshkurtri është pikë kyçe në formacionin e Malagas dhe një ndër më të mirët e Ligës së Dytë spanjolle. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit