Garë horror apo akt heroik? Atleti triumfon, por me këmbën e masakruar (video)

2 Mars 2019
15:17
Alfred Lleshi
back button

Kieran Tuntivate javën e kaluar ka bërë një akt heroik, brenda mundësive të një atleti shumë të ri amerikan. Ai është 22 vjeç dhe mori pjesë në një garë, “Ivy League Heptagonal Championships”, ku shkëlqeu mbi pjesëmarrësit e tjerë. Më konkretisht, Tuntivate fitoi finalen e garës së 3000 metrave, duke vrapuar rreth 2600 metra pa këpucën e këmbës së majtë. Pra, me këtë këmbë zbathur. Megjithatë, kjo “pengesë” ekstreme nuk e pengoi të fitonte me sprint në metra e fundit, duke nënshkruar një kohë të madhe: 8’12”72. 

Në fund të një gare të tillë heroike, trajneri i saj shërbeu si "patericë" ku të mbështetej për të ecur, pasi nuk mund ta mbështeste këmbën e majtë në pistë. Një “dërmishtje” e fortë për shkak të fërkimit me tartanin, duke vrapuar me këmbën e majtë zbathur, shfaqej mes gjakut në pjesën e shputës së përparme dhe në disa gishtërinj.

Ky imazh i dhimshëm u nda nga ai në rrjetet sociale. Dhimbja ishte e madhe për të, por adrenalina e garës bëri që të mposhtë gjithçka dhe të triumfonte. Sidoqoftë, konkurimi i tij nuk mbaroi këtu. Sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, amerikani vendosi të marrë pjesë edhe në garën e 5000 metrave të nesërmen, siç ishte vendosur në programin paraprak. 

Madje, jo vetëm mori pjesë në të, por arriti të fitojë me një kohë prej 14’25”32. Natyrisht, këtë herë mundi të vraponte me të dyja këpucët. Rast unik, që tregon se sporti nuk njeh kufizime, kur të ngërthen me emocionet e garës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit