Garë me kohën, në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

24 Nëntor 2021
11:32
Telesport
back button

Gara e radhës së botërorit të Formula 1 do të zhvillohet në pistën qytetase të Jeda, në Arabinë Saudite. Kjo pistë debuton në këtë sport, por 10 ditë nga gara situata në cirkuit është ende kaotike.

Organizatorët po punojnë 24 orë në ditë për të bërë gati pistën, në mënyrë që më 3 dhjetor, kur zhvillohen provat e lira, të mos ketë asnjë problem. Sipas Stefano Domenicali, president ii Formula 1, situata është optimiste.

Ne kemi besim te organizatorët e garës. Ata po punojnë ditë-natë për të mbyllur punimet në afat për garën. Do të jeni gati edhe pse kjo gjë do të ndodhë në limitet e kohës. Do të shihni me sytë tuaj investimin e bërë”, tha Domenicali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit