Gareth Bale dhe jeta e kushtueshme në kurriz të Real Madrid

11 Gusht 2020
19:37
Denis Hakanaj
back button

Ka vendosur të qëndrojë në Madrid dhe te Real-i. Pavarësisht se po vë në rrezik edhe karrierën e tij. Gareth Bale është sigurisht lojtari më i diskutuar i momentit. Problemet me Zidane, sjellja e tij dhe… jeta e kushtueshme në kurriz të klubit.

Sipas The Sun, Bale po jeton eksperiencën e tij në Madrid në mënyrën më të rehatshme të mundshme.  Jo vetëm për shtëpinë e tij me vlerë 6.4 milionë sterlina, që i kushton rreth 11 mijë sterlina në muaj, por edhe për vendin ku ndodhet.

Në fakt, siç ka bërë të ditur e përditshmja britanike, banesa e uellsianit ndodhet në një vend që e lejon lojtarin të shkojë menjëherë te fusha. Problemi është se bëhet fjalë për një fushë golfi.

Shtëpia e Bale ndodhet në zonën La Finca dhe është më afër fushës së hobit të tij në krahasim me fushën e punës, ose më saktë Santiago Bernabeu dhe qendra stërvitore e Valdebebas.

Me pak fjalë, problemet e lojtarit në Madrid ka shumë mundësi që të shkaktohen edhe nga kjo. Nëse më pas shtojmë edhe pishinën super luksoze dhe një park makinash luksi, nuk është e vështirë të kuptohet se Bale ndihet shumë mirë në Madrid…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit