Gareth Bale merr vendimin befasues pas eliminimit të Uellsit nga Botërori

30 Nëntor 2022
12:18
Telesport
back button

Të nesërmen e eliminimit të Uellsit nga botërori Katar 2022, sulmuesi Gareth Bale ka vendosur të mos tërhiqet nga kombëtarja. Ai do të vijojë të veshë fanellën e kombëtares edhe në edicionin e ardhshëm, atë të europianit.

Lajmin e konfirmoi sulmuesi 33-vjeçar, që aktualisht luan në kampionatin amerikan të futbollit MLS, me skuadrën e LAFC. Duke folur për mediat pas humbjes 3-0 që Uellsi pësoi ndaj Anglisë, sulm,uesi zbuloi të ardhmen e tij.

Do të vazhdoj të luaj me kombëtaren për sa kohë të kem fuqi apo për sa kohë të më duan këtu. Në mars do të nisim ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, ndaj duhet të shohim përpara, duke analizuar edhe deri ku arritëm”, tha Bale.

Në lidhje me eliminimin nga Botërori, për BBC ai shtoi: “Jemi të gjithë të zhgënjyer, por edhe krenarë që erdhëm deri këtu. Asnjë kombëtare tjetër uellsiane nuk ka bërë më mirë se ne. Eliminohemi e largohemi me kokën lart, pasi punuam shumë për të ardhur deri këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit