Garnacho: I lindur në Madrid dhe i vjedhur nga Argjentina, tani po shkëlqen tek United

13 Maj 2022
18:26
Denis Hakanaj
back button

Plot 67,492 tifozë kanë qenë në stadium për finalen e FA Youth Cup mes skuadrave Under 18 të Manchester United dhe Nottingham Forest në Old Trafford të mërkurën e kaluar.

Djajtë e Kuq kanë fituar 3-1 në shtëpi dhe kanë ngritur trofeun, me Alejandro Garnacho-n që ka realizuar dy gola duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt trofeut të 11-të në FA Youth Cup.

I lindur në Madrid, Garnacho, i cili ka shënuar pesë gola gjatë turneut, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri i Manchester United. Një çmim ky që është fituar më parë nga legjenda të klubit si Paul Scholes, Ryan Giggs, Phil Neville dhe Marcus Rashford.

Sir Alex Ferguson dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, kanë qenë gjithashtu të pranishëm në ndeshjen historike, që ka regjistruar numrin më të madh të spektatorëve në historinë e kompeticionit.

Garnacho, që është grumbulluar kohët e fundit nga Argjentina, vendosi të largohej nga Atletico Madrid në 2020-ën për të shkuar tek akademia Manchester United, pavarësisht interesimit të Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Më 28 prill, 17-vjeçari ka debutuar në skuadrën e parë, duke luajtur disa minuta kundër Chelsea-t në Premier League.

Garnacho ka lindur në Madrid më 1 korrik 2004, por mamaja e tij është argjentinase. Për shkak të nënshtetësisë së dyfishtë, talenti i United kishte mundësinë të zgjidhte mes kombëtares së Spanjës dhe asaj të Argjentinës.

Ai ka luajtur me të rinjtë e Spanjës deri në momentin kur është grumbulluar nga Lionel Scaroni për të përfaqësuar Argjentinën. Garnacho ka festuar triumfin në FA Youth Cup me flamurin argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit