“Garoj më mirë kur dueloj me makinën e kuqe”

12 Mars 2019
9:57
Telesport
back button

Si do të ishte një garë e Formula 1 pa makinën Ferrari? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep Lewis Hamilton, kampioni i botës. Piloti i Mercedes mendon se dueli ndaj “kokëkuqes” e shtyn të garojë më mirë. “Janë sfidat ato që mbajnë gjallë jetën e një njeriu. Ato ndaj Ferrarit janë unike”, thotë Hamilton.

Më pëlqen të punoj me skuadrën dhe të kuptoj se përse jemi pas Ferrarit. Bashkojmë forcat dhe gjejmë një zgjidhje, pasi nuk na pëlqen të jemi të dytët”, u shpreh piloti britanik, 5 herë kampion i botës në Formula 1.

Në prag të garës së parë sezonale, në Melburn, britaniku thotë: “Ferrari apo Mercedes? Unë jap gjithnjë më të mirën kur dueloj ndaj makinës së kuqe, më motivon dhe triumfoj. Kështu do të jetë edhe këtë herë. Botërori është i gjatë dhe makina ka mundësi të ndryshojë deri në fund të sezonit, ashtu siç kemi bërë gjithnjë dhe kemi fituar”.

Piloti Lewis Hamilton

Lajme të tjera

Lajmet e fundit