Gascoigne: Shilton, pa Maradona-n nuk do të njihte askush

27 Nëntor 2020
20:28
Denis Hakanaj
back button

Me mënyrën e tij të zakonshme ironike dhe provokuese, Paul Gascoigne ka bërë komentin e tij në lidhje me Mano de Dios mes Diego Maradona-s dhe Peter Shilton.

Portieri anglez ka përsëritur të enjten se El Diez nuk i kishte kërkuar kurrë falje për atë gol me dorë në Botërorin e Meksikës.

Gazza e ka analizuar situatën nga një këndvështrim i ri:

“Maradona ka qenë një ikonë, njerëzit kthehen gjithmonë te historia e Mano de Dios, por Shilton është bërë i famshëm për atë arsye. Shilty, është ai gol që të bëri të famshëm”.

Ish-portieri anglez është treguar sportiv dhe është përgjigjur duke thënë:

“Faleminderit Gazza, edhe pse kam luajtur edhe për 20 vite të tjerë pas asaj ndeshjeje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit