Gasperini me sy nga Xhimshiti, mbrojtësi i jep përgjigjen e duhur

10 Dhjetor 2018
21:03
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, nuk po kalon një sezon të shkëlqyer te Atalanta në aspektin e minutave, pasi  ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe ka koleksionuar 406 minuta. Goli ndaj Interit mund të cilësohet si qershia mbi tortë, mbase e të gjithë edicionit.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, nuk e sheh si titullar, por është i bindur për cilësitë e futbollistit shqiptar. Ai nuk ka pranuar ta largojë në verë dhe e ka pjesë të kontigjentit të skuadrës në çdo sfidë.

Një lajm i mirë vjen për Xhimshitin, para ndeshjes me Lazion. Shtatlarti ka kaluar problemet me dëmtimin e tij dhe do të jetë i gatshëm. Me shumë mundësi do ta nisë nga stoli, por i rëndësishëm është fakti që fizikisht është mirë dhe nuk ka probleme. Takimi kundër lacialëve është delikat dhe i rëndësishëm.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit