“Gasperini si Klopp. Sarri? Flet për stil futbolli kur pëson 43 gola…”

5 Gusht 2020
15:32
Telesport
back button

Giovanni Galeone është gjithmonë i drejtpërdrejtë kur flet për futboll. Si një mjeshtër që ka stërvitur shumë skuadra dhe që ka nxjerrë nxënës të tij, mes tyre Max Allegri, flet për “La Stampa” për punën e Gasperinit, për Allegrin dhe sidomos Sarrin te Juventusi.

Atalanta e ka befasuar, sigurisht! “Mund të citoja Klopp, i cili kreu të njëjtin operacion në Gjermani dhe më pas në Angli. Por Gasperini e bëri atë duke rishikuar futbollin italian dhe duke e korrigjuar në aspektin ofensiv! Gjithmonë përpara, gjithnjë me shpejtësi. Presing asfiksues dhe dalje të menjëhershme”.

“Atalanta shënoi 98 gola: dhe vetëm në dy nga 38 ndeshjet nuk gjeti rrjetën. Këto janë numrat që peshojnë në futboll. Jo zotërimi i topit”.

“Allegri? Shpesh flas me të dhe ai ka besim tek unë. Pikërisht për këtë arsye nuk do t’ju rendis ekipet që ka refuzuar: para së gjithash për korrektësi, por edhe për të më kursyer një dhimbje koke”.

Calciomercato Inter, Allegri sogna Verratti | Duello con la Juventus

“Allegri te Inter? Le të themi se nëse Allegri do të arrinte të fitonte me Interin ai do të ishte i pari që do të plotësonte triptikun me Juventus dhe Milanin. Të themi gjithashtu se kurrë në jetën time nuk kam parë një goditje si ajo që Conte i dha klubit të tij! Pas 200 milion euro merkato…”.

Calciomercato Juventus, esonero Sarri | Agnelli ha deciso

Në fund, shigjetime ndaj Sarrit… “Me të gjithë këta numra, dhe të gjithë njerëzit që para mikrofonit thonë futbolli im… Më vjen të qesh! Po cili futboll i yti? A keni dëgjuar ndonjëherë një mjeshtër të vërtetë si Liedholm të thotë futbolli im? Pastaj numrat, përqindja e posedimit të topit. Kam dëgjuar Sarri të pretendojë 72 përqind një mbrëmje. Por problemi më duket se janë 28 pjesët e mbetura në të cilat të tjerët kanë topin: kaq pak, por mjaftoi që Juventus të pësojë 43 gola, diçka që nuk kishte ndodhur që prej luftës mes Romës dhe Kartagjenës…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit