Gati “ankandi” për yllin francez, futet në garë edhe Bayerni. Ndërlikohet situata për dy superklubet e Serie A

19 Nëntor 2022
8:50
Alfred Lleshi
back button

Me Kupën e Botës në prag dhe kampionatin e pezulluar deri në janar, për ata që në mënyrë të pashmangshme qëndrojnë larg Katarit, është koha për të planifikuar. Merkatoja e dimrit është më afër se sa mund të duket.

Indikacione dhe sugjerime të reja sigurisht që do të vijnë nga Kupa e Botës, me sytë e drejtuesve dhe vëzhguesve të ngulur tek objektivat për rinisjen e garës së titullit. Në mesin e lojtarëve të lakmuar sigurisht që është Marcus Thuram, të cilit kontrata me Borussia Moenchengladbach po i skadon.

Interesi i Interit është i njohur dhe i datuar (francezi ishte tashmë shumë afër me zikaltrit një vit më parë, para dëmtimit të gjurit që e kushtëzoi gjatë sezonit të kaluar), Juve e ka në listën e dëshirave, ashtu si Milani.

Sulmuesi francez, i thirrur në “Katar 2022” nga Deschamps, mund të largohet si transferim i lirë në qershor, nëse nuk ndryshon ekip në janar për një shumë jo larg 10 milionëve. Francezin e tundojnë emra të mëdhenj të Serie A, por nga Gjermania sigurojnë se Bayern Munich mund të jetë veçanërisht i interesuar për të.

Dhe kur klubi bavarez kërkon një lojtar që luan në Bundesligë, zakonisht nuk lë vend për konkurrencë. Deschamps e donte me vete në Kupën e Botës dhe atje, edhe pse mesa duket i eklipsuar nga fenomene si Mbappé dhe Benzema, ai mund të shenjtërohet.

Bayerni aktualisht është në krye, Interi dhe Juve nuk kanë hequr dorë prej tij, ose të paktën nuk e kanë ngritur “flamurin e bardhë”. Operacioni në këto kushte nuk është i lehtë, por as i pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit